Elseid Hysaj largohet nga Napoli

Mario Giuffreddi, agjenti i Elseid Hysajt, ka folur për të ardhmen e mbrojtësit shqiptar. Agjenti i Hysajt e ka konfirmuar se mbrojtësi i kombëtares shqipëtare do të largohet nga Napoli, për tu transferuar diku tjetër. Giuffreddi ka treguar se gjatë afatit kalimtar të verës e dëshironin shumë skuadra.

“Elseidi ka dëshmuar të jetë një lojtar i rëndësishëm nga të dy krahët e mbrojtjes. Ancelotti më tha që do të ishte i lumtur nëse do të qëndronte sepse i dha garanci në këtë drejtim. Ai qëndroi sepse për fat të keq ne nuk ishim në gjendje të mbyllnim negociatat. Sidoqoftë, ishte një gjë e keqe sepse kishte shumë trajnerë që kishin konsiderata për të”, ka treguar ai. Po ashtu agjenti i tij e ka konfirmuar se Roma mund të jetë një opsion për Elseid Hysajn.

“Roma është një zgjidhje e mirëpritur për lojtarin edhe pse jo zgjedhja e tij e parë. Kontrata e tij skadon vitin e ardhshëm. Napoli mund ta humbasë me parametra zero dhe kjo do të ishte një turp, pasi kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Ne nuk do të rinovojmë, nuk ka kushte për të dhe ne dhe Napoli jemi të vetëdijshëm për këtë. Ndjej se është koha që ai të bëjë një ndryshim pas katër vitesh e gjysmë. Nuk ka nevojë për më shumë biseda sepse ne jemi të gjithë në marrëveshje, ” konfirmoi Guiffredi për “Radio Punto Nuovo”.