Dimitrov në Bruksel, përpjekjet e fundit për të bindur BE-në

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov prej sot e deri më 17 tetor do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel, kur pritet Këshilli i BE-së dhe Këshilli evropian të sjellin vendim për datë për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme njoftojnë se shefi i diplomacisë do të shfrytëzojë mundësin që edhe njëherë t’i prezantojë arritjet e Maqedonisë së Veriut.

“Ministri Dimitrov do ta shfrytëzojë mundësinë para deputetëve evropianë edhe njëherë t’i prezantojë arritjet e Maqedonisë së Veriut dhe rëndësinë e sjelljes së vendimit për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në në takimet e ardhshme të Këshillit të BE-së dhe Këshillit evropian. Do të falënderohet për mbështetjen e vazhdueshme të PE-së ndaj perspektivës evropiane të vendit dhe do të shfaqë pritje që ajo mbështetje do të vazhdojë dhe do të përforcohet me përbërjen aktuale të Parlamentit”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Gjatë vizitës Dimitrov do të zhvillojë takime të ndara me deputetët e Parlamentit Evropian. Këtë javë pritet që Këshilli të sjellë vendimin për fillim të negociatave.