Arrestohet Marsida Qatja, mori 20 milionë lekë për të mos folur për kokainën

Është arrestuar ditën e sotme Marsida Qatja. Qatja, është vajza protagoniste në shtëpinë e së cilës pak kohë më parë Bledar Toçi vrau me armen e sherbimit, Dritan Haxhollin.

“Dosja.al” raporton se Qatja është arrestuar, pasi në një intervistë ajo kishte deklaruar se ka marrë një shumë prej 20 milionë lekësh nga disa individë, në shenjë dëmshpërblimi, pasi sikurse shprehet edhe ajo, “po të kisha nxjerrë unë të vërtetën do ishin një grup në burg”.