Denisa Laska: Çdo hap në muzikë, e kam bërë mirë menduar

Edhe Denisa e ka nisur muzikën që në moshë të vogël ndërsa është rritur muzikalisht duke ecur shkallë shkallë në karierën e saj që sot po shkëlqen gjithandej nga shfaqet. Edhe pse të ndërtosh karierë është e vështirë, Denisa Laska vjen në një intervistë për InrfraRed të gazetës KOHA ku tregon për jetën, punën e karierën e saj!

Na thuaj pak për fillimet e karierës si kanë qenë, nëse do të doje të rikthehesh në fillimet e para?

Karierën time e kam nisur që në moshë të vogël si fëmijë, të isha dhe njëherë fëmijë pse jo, ndërsa sa i përket karierës jo aspak, çdo hap që kam bërë e kam bërë mirë menduar.

E vështirë sigurisht që ka qenë apo ka qenë e thjeshtë të futesh në botën e muzikës?

Mëse normale, çdo fillim është i vështirë, se i kam hypur shkallët një nga një, jam lodhur pak, gjithmonë kam ëndërruar të jem këtu ku jam sot, bota e muzikës është e vështirë dhe konkurenca është shumë e madhe.

Po studimet për çfarë i ke mbaruar?

Unë kam studiuar për juridik.

Po që ke vazhduar për muzikë dhe nuk je përkushtuar ndonjë fushë tjetër?

Jo aspak, jam e kënaqur me punën që bëj dhe e bëj me shumë dashuri.

Ka shumë konkurrencë në muzikë, ashtu siç thuhet? Domethënë, ti ke hasur shumë konkurrencë?

Po kam hasur gjithmonë, megjithatë secili këngëtarë ka audiencën e vet.

Po na thuaj një këngëtarë që ka shërbyer si model frymëzimi për ty?

Askush, gjithmonë kam qenë vetvetja.

Një eksperiencë që të ka rritur profesionalisht dhe që e vlerëson si më të rëndësishmen për ty?

Po them, kënga ime ‘Më fal ti zemër’, suksesi im.

Po është e vështirë të punosh me këngëtarë tjerë?

Për mua jo aspak, secili këngëtarë ka stilin dhe zërin e vet.

Po me cilën nga këngëtaret shqiptare do të bashkëpunoje me qejf për një duet të rradhës?

Nuk di të them ndonjë emër, ka shumë këngëtarë të mirë që mund të bashkëpunoj.

A merr kritika se lëvdata e dimë që po?

Po edhe mund të marr, dikush nga e vërteta e dikush nga xhelozia…

Ke sprovuar veten në ndonjë fushë tjetër?

Nuk e kam sprovuar veten në asnjë gjë tjetër sepse më pëlqen kjo që bëj.

Po si është marrëdhënia jote me kolegët e skenës?

Shumë e mirë, më respektojnë dhe i respektoj.

Po na thuaj ndonjë gjë që publiku nuk e din për ty?

Nuk kam ndonjë gjë publike..për të thënë!