Elezi merr pjesë në mbledhjen e parë të Komitetit Monitorues Sektorial për Demokraci dhe Qeverisje

Zëvendës ministrja Shiret Elezi mori pjesë në Komitetin e parë themelues të Monitorimit Sektorial për demokraci dhe qeverisje që është mbajtur sot në Klubin e deputetëve.

“Është arritur përparim i rëndësishëm në reformën e financave publike. Projektligji i ri për buxhete është në fazën përfundimtare të përgatitjes. I njejti ka për qëllim përmirësimin e planifikimit të buxhetit afatmesëm, në mënyrë që të sigurojë një kornizë për kryerjen e politikës fiskale, të parashikueshme dhe të qëndrueshme fiskale dhe rritjen e disiplinës së buxhetit, përgjegjshmërisë dhe transparencës”, ka vlerësuar kështu zëvendës ministrja Elezi.

Ndërkohë që sot gjithashtu janë mbajtur takime edhe në Komisionet Sektoriale të Monitorimit për TAIB, sundimin e ligjit dhe edukimin, punësimin dhe politikën sociale.

Komitetet u kryesuan nga zëvendës kryeministri Bujar Osmani dhe Shefi i sektorit për bashkëpunim në Delegacionin e BE-së, Nikola Bertolini.

Në të gjitha takimet u diskutua për çështje të hapura në zbatimin e programeve sektoriale të financuara nga programi IPA 2.

Në pjesën e IPA, Elezi tha se instrumenti ofron mbështetje të konsiderueshme financiare për përparësitë strategjike të vendit, duke zvogëluar kështu barrën fiskale për buxhetin, si dhe promovimin e reformave të rëndësishme në të gjitha segmentet që lidhen me anëtarësimin në BE.