Miss Trans Kosova: Aspak nuk është e lehtë por, me vullnet gjithmon ia del me sukses

Gjithmon kam arritur të ofroj diçka të bukur dhe të re, aq sa që ti bëjë përformuese tjera duke kopjuar dhe përfromuar me ato këngë që dikur unë kam i kam përformuar. Kështu thekson djaloshi që ka fituar kurorën e më të bukurës në evenimentin e bukurisë Miss Trans e që vjen në një intervistë për ‘Panorama plus’.

Çfarë ndjenje është ta mbani epitetin Miss Trans Kosova?

Ndjenjë e përzier, por e mirë, mendoj se çdo kush do ta dëshironte ta ketë këtë ndjenjë por jo të gjithë me patjetër duhet ta përjetojnë.

A kishte konkurencë dhe a e keni pritur ju që do e rëmbeni kuroren e më të bukurës?

Duke u bazuar se ishte hera e parë që organizohet një event i tillë në Kosovë, konkurenca ishte e fortë, dhe ta themë të drejtën nuk e kam pritur, thjesht e kam menduar qe do jem deri në Top 3 por që do jem unë Miss Trans Kosova se kam prit, por i falemndroj antarët e jurisë, publikun dhe pjesmarrëset që me vlersuan dhe me votuan, dhe bënë që të jem Miss Trans Kosova për herë të parë në shtetin tonë.

A ka ndryshuar diçka nga jeta jote pas pjesëmarrjes suaj në këtë event?

Nuk është që ka bërë ndryshime të mëdha sepse edhe para se të isha Miss Trans Kosova kisha suksese tjera, por normal që me këtë epitet ishte me ndryshe, isha më në qendër të vënendjes dhe përgjegjësia ishte më e madhe se si do prezentohem në vendet ku isha e ftuar sepse doja që vendi im jo vetëm ta ketë një miss të bukur por edhe të menqur sepse personalisht mendoj se vetëm bukuria e jashtme nuk mjafton.

 Ju përveç që njiheni si Miss Trans Kosova ju mirreni edhe me performanca në vende të ndryshme, sa e keni të vështirë ti aranzhoni të gjitha vet?

Aspak nuk është e leht por, me vullnet të mirë duke e dashur këtë punë gjithmon ia del me sukses çdo kush. Thjesht duhesh ta kesh iden, se çka don dhe si do dukesh. Hapi parë që unë bëjë është përzgjedhja e këngës me të cilen do përformoj dhe pastaj duke u bazuar tek kënga krijohet stili dhe nga stili krijohen lëvizjet skenike. Deri me tani asnjëherë nuk kam bërë prova rreth përformancave por gjithmon kam arritur të ofroj diçka të bukur dhe të re, aq sa që ti bëjë përformuese tjera duke kopjuar dhe përfromuar me ato këngë që dikur unë kam i kam përformuar (hahaha) ndjenjë e mirë edhe kjo!!!

Duke klikuar në faqen tuaj zyrtare në instagram, ajo që bie në sy dukshëm është stili juaj tejet provokativ, ju pelqen ky stil apo vetëm pse është in?

Që të dyja nga pak, mendoj se nuk përdori veshje të tepruar. Gjithmon mundohem të dukem bukur, sepse kur je e veshur mirë ti së pari e respekton vetën pastaj të tjerët. Veshja thjesht është një pasqyrë, apo pasaport identifikuese për syrin e të tjerëve.

Si është një ditë e zakonshme për Fenixin?

Normal zgjohem mengjes, përgaditem dhe nisem për në punë, por gjithmon pa pirë kafen e mengjesit nuk e bëj as një hap. Jam tip që nuk i planifikoj gjërat, thjesht i lo që rrjedhin vetë, çdo gjë le t’jetë spontane.

Është normale që edhe për juve përpos komplimenteve të keni edhe thashetheme, si i prisni ato?

Pse keni dëgjuar diçka aa?! Besoj që e kuptuat që nuk mirrem me këto gjëra, thjesht kush ka kohë që nga jeta tyre të harxhoj kohë nga koha vet le të mirren me jetën time, derisa ata mirren me mua unë po e shikoj jetën, pse jo marketing falas.

Çfarë do pritet nga ju në një afat të shkurtë kohor?

E ceka më lartë se nuk i planifikoj gjërat, çdo gjë le të rrjedh vet me kohë.

Pse keni vendosur të quheni Fenix?

Më pelqen si emër dhe kuptimi saj për ata që e dijn se çfarë do thotë Fenix.

Cili është mesazhi juaj?

Mesazhi im është, jetoje jeten ashtu si ti ndjehesh, mos e mbyll vetën duke shkelur dëshirat tua, asgjë nuk është e pamundur, vetëm me vullnet të mirë dhe enërgji pozitive çdo gjë bëhet e arritëshme.