Naim Samiu: Synimet e mia, kampion i shumëfishtë

Një djalosh mjaft me ambicie në fushën e kick-boksit, Naim Samiu e ka nisur këtë rrugëtim të suksesshëm tash e 20 vite. Ai vjen në një bisedë për InfraRed të gazetës KOHA ku tregon mbi synimet dhe karierën e tij.

U bënë disa vite që meresh me këtë sport, na thuaj kush të motivon dhe cilat janë pritshmëritë?

Po me këtë sport merem gati 20 vite, nuk është se kam ndonjë individ që më motivon po i vendosi vetes qëllime të larta dhe luftoj për to, ky është motovimi im, kurse pritshmëritë të bëhem kampion i shumëfishtë.

E ke pasur problem fillimin, baticat zbaticat, përkrahja nga dikush?

Nuk është se kam pasur problem fillimin pasiqë ka qenë një ëndërr e imja që nga mosha e re, përkrahja e prindërve nuk ka munguar asnjëherë.

Po ndonjë idhull që mendon se ndjek hapat e tij në botë a e ke?

Kuptohet se ka shumë sportistë që janë të suksesshëm në lëminë e tyre, por nuk është se kam idhuj, mendoj se duhet të jem vetvetja të luftoj të arrijë suksese.

Cilat janë planet që ke planifikuar këtë vit?

Ky vit më gati përfundon me sukses po pritet në fund të vitit të mbahen garat botërore në Budapest-Hungari, ku do të jem pjesëmarrës në ato gara.

Po çfarë mendon të arrishë në karierë, cilat janë synimet?

Synimet e mia siç e ceka dhe më lartë janë që të bëhem kampion i shumëfishtë.

Sa meçe ke pasur deri më tani, në sa ke dal fitues e sa humbës?

Të them të drejtën kam pasur ndoshta mbi 150 meçe që nga fillimet e mia, nga këto mece 18 profesionale dhe të tjerat amatore. Nga meçet profesionale 4 humbje 14 fitore. Kuptohet nga meçet amatore ka pasur humbje dhe fitore.

A mendon se humbja ndonjëherë të kthen prapa apo të bën më të fortë?

Në asnjë menyrë nuk mendoj se humbjet më kanë kthyer prapa në fakt mendoj se më kanë motivuar që të ecë përpara dhe më kanë bërë më të fortë.