Grubi i përgjigjet Selës: ‘Menduhi i vogël ka gabuar rrugën’

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka reaguar pas deklaratave të lideri të ASH-së Ziadin Sela se gjoja Artan Grubi ka informuar se ku ndodhet Sela në ngjarjen e 27 prillit. Pas kësaj deklarate Grubi thotë se Sela kërkon famë duke shpifur dhe ai është thjeshtë Menduhi i vogël.

Ka rrëshqit Menduhi i vogël, gjynah, mos ia zeni për të madhe, kërkon famë duke shpif dhe mendon se duke e arsyetuar ikjen e tij qyqare mund të përfiton dicka të imtë me gënjeshtra dhe trillime, mjerim.

Nejse, ne kemi punë më të zgjuara se sa qyqarllëku, ndiqeni fjalimin tim të sotëm dhe bëni selam frigacakut” ka shkruar Grubi.

Ndryshe në natën e 27 prillit, Ziadin Sela ishte deputeti i cili u godit më së shumti, por shihej se ishte pas deputetëve të LSDM-së dhe kryeministrit Zoran Zaev, kryeparlamentarit Talat Xhaferit. Gjithashtu në një video shihej pas deputetit të ASH-së, Surej Rashidit dhe deputetit të BDI-së.