Zana Aliu, dizajnereja që njeh vetëm suksesin

Dizajnereja Zana Aliu, së fundmi ka promovuar koleksionin e saj më të ri “La Nuit Collection” në sfilatën e saj “Fashion Week Sk” që u mbajt ditë më parë në Muzeun e Qytetit të Shkupit, informon KOHA.

“Me këtë sfilatë donim të sillnim diçka ndryshe prej herrave tjera në trendin e veshjes. Për këtë koleksion kemi qenë të angazhuar një ekip njerëzish për arsye se çdo fustan ka detajet e veta. Përkushtimi i të gjithëve ka qenë i jashtëzakonshëm, andaj edhe ja dolëm me sukses ta prezantojmë këtë koleksion para adhuruesve të modës”, deklaroi Zana Aliu, pas sfilatës e cila u mbajt para një numri të konsiderueshëm të dashamirëve të modës, show bizit, biznesit dhe mysafirëve tjerë të ftuar.

Ajo thotë se gjithçka që bënë me “Showroom ZANA ALIU” është rezultat i punës së palodhshme dhe përkushtimit të saj dhe ekipit, ndërsa thotë se deri më tani asaj nuk ja ka zgjatur dorën, por se gjithçka që ka arritur të bënë është falë djers së saj.

Përndryshe, koleksionet e dizajneres Zana Aliu, tanimë janë në treg jo vetëm për adhuruesit e modës, por ato janë pjesë edhe eventeve të shumta të modës, show bizit etj. Ajo për një kohë relativisht të shkurtë ka arritur bashkëpunim me shumë shtëpi mode në rajon, ndërsa në Maqedoni ajo ka bashkëpunim me disa emra ta njohur të estradës shqiptare dhe maqedonase. (D.J/Koha.mk)