Elezi pret në takim rektorin Pollozhani: Jepet pëlqim për rritje dhe rregullim të pagës bruto!

Sot në hapësirat e Ministrisë së financave, zëvendësministrja e financave Dr. Shiret Elezi ka pritur në një takim pune Rektorin Universitetit ‘Nënë Tereza’, Dr. Aziz Pollozhanin.

Në këtë takim është biseduar për aktivitetet e universiretit në aspektin financiarë për vitin 2020, i cili aktivitet do të realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e arsimit.

Pas periudhës 3 vjeçare të formimit të Universitetit ‘Nënë Tereza’ sot më 7 nëntor të këtij viti nga ana e Ministrisë së financave është dhënë pëlqim për rregullimin dhe rritjen e pagës bruto të të punësuareve në universitet, si rezultat i ndryshimit të numrit të të punësuarve.

Duke llogaritur bashkë me shtatorin e këtij viti numri i të punësuarve është rritur në 122 persona derisa në fillim kanë nisur me punë vetëm 41.