Festa e qytetit bën bashkë shqiptarë e maqedonas në Kumanovë

Festa e qytetit të Kumanovës ka bërë bashkë të gjithë etnitetet në këtë vend në një organizim madhështorë ku të ftuar ishin artisët më të njohur të skenës nga vendi dhe rajoni. ‘Kemi bërë bashkë maqedonas dhe shqiptarë në një vend në një organizim të përbashkët për festë në sheshin e qytetit të Kumanovës nën tingujt e artistëve si Ata, Elita 5, Kastro, Dy Bona, Martinjan, Martija, Ivona, Mario Lepa Brena etj. Të rinjtë e Kumanovës pa dallim nga etniteti dhe feja bashkë në sheshin e qytetit me rastin e festës së qytetit janë zbavitur duke tejkaluar kështu të gjitha ndasitë e duke dhënë mesazh se në Kumanovë jetohet bashkë duke respektuar të gjitha kulturat’, theksojnë kështu nga komuna e Kumanovës.