Morales pranoi azilin në Meksikë

Presidenti i Bolivisë, Evo Morales ka pranuar ofertën për azil politik në Meksikë, një ditë pasi ka dhënë dorëheqje për shkak të protestave për mashtrim zgjedhor. Në një postim në Twitter, Morales ka shkruar se është shumë e vështirë për të të largohet nga Bolivia, por është zotuar se do të kthehet me ‘më shumë forcë dhe energji’.

Ministri i punëve të jashtme i Meksikës, Marcelo Ebrard, ka konfirmuar se Morales ka udhëtuar drejt Meksikës me një aeroplan të qeverisë meksikane. Ndërkohë, komandanti ushtarak i Bolivisë ka urdhëruar trupat ta mbështesin policinë, e cila është përleshur me mbështetësit e Morales. Sipas raportimeve, diku rreth 20 persona janë lënduar në përleshje.

A handout picture released by the Mexican Foreign Ministry press office shows former Bolivian President Evo Morales leaving Bolivia in an aircraft of the Mexican Air Force on 11 November, 2019.

Morales ka qenë në pushtet nga viti 2006. Në një referendum të mbajtur më 2016, banorët e Bolivisë kanë refuzuar propozimin e tij për të larguar kufizimet e mandatit presidencial. Atij i është dashur të fitojë leje nga gjykatat në mënyrë që të garojë në zgjedhjet e këtij viti, pasi kushtetuta e Bolivisë lejon vetëm dy mandate të njëpasnjëshme.