Trondit Everest Haxhi: Ja 7 lëshimet e Qeverisë shqiptare me rastin e tërmetit

Rasti i tërmeteve, është rast i veprimit emergjent për institucionet e shtetit, ngase, bëhet fjalë për katastrofa të përmasave të mëdha, të cilat për mosfunksionim, mund t’i shtoj viktimat.

Institucionet qeveritare, duhet të veprojnë në zvogëlimin e këtyre efekteve të fuqive madhore si tërmeti, këtë e ilustron eksperti i sigurisë, Everest Haxhi, i cili ka dhënë komentet e tij në rrjetin social se çfarë nuk ka ndërmarrë qeveria në këtë rast.

Ja postimi i z. Haxhi në rrjetin social:

Në këto situata, është detyrim Ligjor për një fatkeqesi natyrore te ketyre Permasave që:

1. Qeveria qe ne oret e para të mengjesit te kishte shpall gjendjen e jashtezakonshme!
2. Qeveria duhet te kishte bere publik komitetin e emergjences dhe numrat e tyre te emergjences!
3. Qeveria qe ne mengjes duhet te kishte deklaruar fondin e ndihmes per organizatat joqeveritare per te ndihmuar femijet, grate, te vjetrit me sherbime te kujdesit ne familje, keshillim, ushqime, psikologe etj;
4. Qeveria çdo 1 ore duhet te kishte nje zedhenes per shtyp qe te njoftonte gjendjen dhe nevojat!
5. Qeveria duhet te kishte ngritur komitete koordinuese ne cdo zone ku ka demtime serioze!
6. Qeveria duhet te kishte hapur cdo stadium te mbyllur dhe te kishte vendosur shtreter dhe OJF pergjegjese per sherbimet e ushqimit dhe ato sociale.
7. Qeveria duhet te kishte bere numrin e telefonit te emergjences publik me cdo media