Arlind Sulejmani si kampion botërorë në WBO do të shkund ringun kundër ukrainasit, Kuts

Bokseri tetovar Arlind Sulejmani pritet që të ngjitet në ring më datë 28 dhjetor të këtij viti. Ndeshja pritet që të organizohet në Banja Llukë të Bosnjës dhe Hercegovinës ndërkohë që kundërshtarë do e ketë bokserin ukrainas Valentyn Kuts, ndeshje kjo e cila pritet që të realizohet në tetë raunde ndërkohë që bokseri shqiptarë këtë herë do të boksojë si kampion botërorë në WBO junior, për pikë derisa është ndeshja e 17 me rradhë e tij.