Avziu: Rritet përfaqësimi i drejtë në MSHIA

Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Adem Avziu, ka ndarë 11 vendime të reja pune.

“Me punësimin e kuadrit të ri ndikojmë në rritjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Me këto punësime numri i shqipëtareve ne MSHIA arrinë 21%”, tha Avziu. Ndryshe, Adem Avziu është emëruar Sekretar Shtetëror i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës në dhjetor të vitit 2019.