Mr.Sc.Elmir M. Mustafai, revizori i parë i sigurisë rrugore dha provimet në Kroaci e cila është kryesuese me Bashkimin Evropian

Në bazë të Direktivës së Komisionit Evropian 2008/96/EC, çdo shtet anëtar i BE apo kandidat për BE, është i obliguar që të gjitha autostradat dhe rrugët shtetërore që kalojnë TEM korridoret evropiane, janë të obliguar tu bëjnë Revizon nga aspekti i sigurisë rrugore, kurse rrugët tjera sipas dëshirës apo nevojës së vet shtetit. Revizioni i sigurisë rrugore bëhet prej studimit të komunikacionit, projektit ideor, projektit themelor ndërtimor, projektit të realizimit, para lëshimit të rrugës në përdorim dhe pas lëshimit disa muaj. Në fund të vitit 2018, u bënë ndryshime në Ligjin e rrugëve në R.Maqedonisë së V., në përshtatje me direktivat evropiane, ku edhe në Maqedoninë.V. është e obliguar që rrugët shtetërore tu bëhet revizon nga aspekti i sigurisë. Në vendin që kryeson me Bashkimin Evropian, R.Kroacisë, në Fakultetin e komunikacionit në Zagreb, u organizua trajnim si dhe provim për RSR, ku dy përfaqësues ishin nga R.Slovenisë, 3 nga Kroacia, prej të cilëve njëri prof.nga fakulteti, një nga Ministria e transportit dhe një nga Minisitria e punëve të brendshme. Mr.Sc.Elmir M. Mustafai, (doktorant), me përvojë disa vjeçare nga aspekti i sigurisë rrugore, me sukses i mbaroi ligjëratat e lartëpërmendura dhe me sukses e dha provimin para komisionit të lartëpërmendur, kështu që u bë revizori i parë i sigurisë rrugore që vin nga R.Maqedonisë V.