Astrit Salihu: Jeta ime mes biznesit, humanizmit dhe aktrimit

Ai merret me biznes, humanizëm dhe aktrim tash e një kohë të gjatë. Djaloshi nga Kosova që jeton në Gjermani nuk njeh limite pasi me suksese po menaxhon të gjitha fushat. Ka një biznes funeralesh ‘Atdheu’, që po transporton në gjithë Europën por duke mos lënë anësh edhe aktivitetet humanitare që po bën në Kosovë, por në një intervistë për InfraRed të gazetës KOHA, Astrit Salihu tregon edhe eksperiencën e tij si aktor në disa projekte filmike

Je angazhuar në biznes që në moshë të re, baticat dhe zbaticat që ke pasur gjatë gjithë kësaj kohe?

Çdo angazhim në punë i ka privilegjet dhe përgjegjësitë, por çdo hap deri me tani e kemi kaluar me sukses duke i përballuar të gjithave.

Ke një angazhim mjaft të përgjegjshëm, a njeh suksesi yt limite?

Çdo angazhim i mirëfilltë i sjellë sukseset falë Zotit dhe punës, por synoj që limiti ynë të jetë kënaqësia e atyre që ne u ofrojmë shërbime.

Po na thuaj peripecitë që po mban mbi supe?

Normal puna jonë është e ndjeshme dhe kërkon një korrektësi, ndërsa peripecitë kanë të bëjnë më shumë me përcjelljen e kufomës deri tek familja e tyre pa vonesa.

Ndien nervozë në punë krahas përgjegjësisë që e përjeton në punë?

Jo, në fakt ndiej keqardhje dhe dhembje për familjarët që kanë raste vdekjeje dhe përpiqem që sadopak mos ta shfaq lodhjen apo stresin e punës.

Ke pasur ndonjë situatë të pakëndshme dhe a ja vlen të merresh me biznes?

Jo falë Zotit deri me tani nuk kam patur ndonjë situatë të vështirë apo të pakëndshme. Biznesi kërkon kujdes dhe korrektësi, por unë më shumë e konsideroj si një shërbim.

Po kur punët nuk ecin si duhet që ne e njohim si “dështim”, a ka vend për dëshpërim?

Nuk duhet të vijmë në situatë e cila sjellë dëshpërim.

 Krahas gjithë këtij suksesi ju njiheni edhe si njeri human, do vazhdoni edhe më tej në këtë drejtim?

Humaniteti është pjesë e jetës që na i ka dhuruar Zoti, andaj përmes humanitetit jemi mirënjohës ndaj Zotit duke iu dal në krah nevojtarëve.

Njeh dështim Astriti?

Deri me tani nuk më ka ndodhur, shpresoj që me punë dhe ndershmëri do të jemi larg dështimit.

Je shumë i njohur në mesin e shqiptarëve në Gjermani dhe jo vetëm?

Po, kam raporte të mira me bashkatdhetarët pothuajse në shumë vende të Europës si rezultat i ofrimit të shërbimeve funerale në mënyrën më të lehtë për familjarët.

I ke rënë pishman deri më sot që merresh me këtë biznes?

Kam një përvojë të gjatë në këtë drejtim, dhe nuk kam ardhur në atë pikë që të ndjehem pishman.

E keni problem dakordimin me klient dhe na e përshkruaj si shkon gjithë procedura?

Zakonisht kur familjarëve ua tregojmë procedurat, atëherë dakordohemi lehtë dhe procedura zakonisht nuk është e komplikuar, duhet nxjerrur disa dokumente përkatëse për kufomën, të gjitha procedurat i kryejmë ne vet dhe përcillet deri në aeroport me automjetin special të kufomave, po ashtu edhe nga aeroporti ku arrin kufoma transportohet nga kompania jonë direkt tek familjarët.

Kur e ke ndërmend të ndalesh, të thuash nuk vazhdoj më tej?

Për momentin, jam i përcaktuar në këtë punë dhe do të vazhdojë deri sa të më jep Zoti shëndet.

Së fundi jeni edhe pjesë e projektit filmik “Halili jonë”, si u bëre pjesë e tij dhe na e përshkruaj këtë eksperiencë?

Është një tjetër eksperiencë e jashtëzakonshme në të cilën jam gjendur krejt rastësisht dhe jam ndier shumë mirë, jo vetëm tek ky projekt por edhe në disa të tjerë që kam marrë pjesë jam munduar të jap maksimumin nga vetja, pse jo të provojmë gjëra të reja në jetë…

Si është një ditë e jotja jashtë angazhimeve, një 24 orësh?

Një ditë normale, pranë familjes, por zakonisht me punën që bëj unë me kryerjen e shërbimeve funerale edhe gjatë ditëve të lira kam telefonata nga njerëzit që kanë ndonjë rast.