1.6 milionë euro investime për projektet në komunat shqiptare

Këshilli Nacional për Zhvillim të Barabartë Rajonal miraton projektet për komunat në vlerë prej 1.61 mln euro.

Më 31.05.2021 është mbajtur mbledhja e Këshillit Nacional për Zhvillim të Barabartë Rajonal në të cilën u miratuan projekte të cilat do të financohen nga mjete e parapara në Programën për Zhvillim të Barabartë Rajonal.

Qeveria nëpërmjet Byrosë për Zhvillim rajonal nga gjithësej 6 milionë euro sa ishin paraparë në buxhetin e Byrosë, për komunat të udhëhequra nga kuadrot shqiptare ka ndarë 1.61 milionë euro ose 30% nga vlera e përgjithshme e mjeteve.

Në komunën e Sarajit do të financohen dy projekte me vlerë prej 7.000.000 denarë, gjejgësisht 1.2000.000 denarë.

Në komunën e Dollnenit dy projekte me nga 2.000.000 denarë, komuna e Bërvenicës gjithashtu dy projekte, 3.000.000 dhe 2.000.000 denarë.

Në komunën e Vrapçishtit, Bogovinës dhe Tearcës do të financohet nga një projket në vlerë prej 4.000.000 denarë, gjegjësisht 1.000.000 denarë dhe 4.000.000 denarë.

Komuna e Pllasnicës është përfituese e katër projekteve që kapin vlerat 3.000.000 denarë, 2.000.000 denarë, 1.016.000 deanrë dhe 984.000 denarë.

Komuna e Zhelinës ka përfituar tre projekte prej 9.500.000 denarë, gjithashtu edhe komuna e Kërçovës ka marr tre projekte 4.000.000 denarë, 8.100.000 denarë dhe 5.500.000 denarë.

Komuna e Studeniçanit fiton projekt në vlerë prej 2.2 milionë denarë.

Nga dy projekte kanë përfituar edhe komuna e Tetovës 16.483.500 denarë dhe 4.011.651 denarë, Komuna e Strugës 6.000.000 denarë dhe 750.000 denarë, si dhe Komuna e Likovës 8.100.000 denarë dhe 3.000.000 denarë.

Pas publikimit të listës së projekteve të miratuara në Gazetën Zyrtare të RMV-së do të realizohet nënshkrimi i kontratave nga ana e drejtorit të Byrosë për Zhvillim Rajonal.