11-vjeçari nga Lezha që mahnit me performancat në piano

Erlis Kuçana është një talent i padiskutuar në piano, edhe pse vetëm 11 vjeç.

Në studion e “Vizionit të Pasdites”, me moderator Evi Reçin, ai rrëfeu për emocionet e skenës.

11-vjeçari nga Lezha shtoi se çdo emocion i “zhduket” kur nis të luajë piano.

“Kur kam koncerte ose konkurse unë kam emocionet e skenës. Kur i bie pianos, çlirohem dhe futem në botën time dhe ndihem shumë mirë në fund. Në koncerte mund të kem bërë ndonjë gabim, por jo i kuptueshëm.”