Djegia e banesës në Gjirokastër, kush janë burrë e grua që humbën jetën mes zjarrit

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë sot në Dropull të Gjirokastër, ku burrë e grua u dogjën në banesën e tyre. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20 në fshatin Hllomo.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se ka dyshime që një shkëndije zjarri nga soba e drurit, të ketë rënë në një batanije, duke bërë që zjarri të përhapje në të gjithë shtëpinë e çiftit. 

Për pasojë, kanë ndërruar jetë Fotini dhe Irakli Panajoti, të dy 84 vjeç. Zjarrfikësja bëri të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa policia po dokumenton të plotë ngjarjen.

Share: