KEDS udhëzon kur ta përdorni enëlarësen që të kurseni rrymë

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), ka nxjerr një mesatare se sa harxhon rrymë enëlarësja.

Sipas KEDS-it, 7.80 përqind e shpenzimit të faturës mujore të rrymës shkon për këtë pajisje.

Në këtë njoftim bëhet e ditur se mënyrë tjetër e kursimit është përdorimi i enëlarëses pas orës 22:00.

“Një përqindje e tillë mund të zvogëlohet nëse enëlarësen nuk e lëshojmë pa qenë e mbushur.

Po ashtu, mënyrë tjetër e kursimit është edhe përdorimi i enëlarëses pas orës 22:00 (kur fillon tarifa e ulët)”, thuhet në një postim në faqen e KEDS.

WWW.EXPRESS.MK

Share: