Letër publike për Albin Kurtin, Vjosa Osmanin dhe Glauk Konjufcën

Përveç  martirëve trima që e dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, askush tjetër në  Kosovë  nuk ka të drejtë morale e kombëtare t’i tthotë vetes se ka merita ose  se ka kontribuar më shumë për Kosovën, sesa që ka kontribuar Esat Shala me 4 mijë orë inçizime të masakrave të Serbisë kriminale ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Kosovës.

Këto inçizime të masakrave  që Serbia kriminale e kreu në Kosovë, janë argument i pazëvendësuashëm dhe i përhershëm për t’i dëshmuar krimet srbe në Kosovë, sidomos pas nëglizhencës dhe indiferentizmit që e treguan qeveritë e derisotmë  në 21 vitet e kaluara në liri e pavarësi.

Nuk është e rastësishme oferta e Serbisë prej 2 milionë eurove për t’i shti  në dorë këto argumente të fuqishme dhe të pakontestueshme,  për t’i mbuluar krimet dhe masakrat që i kreu në Kosovë.

Serbia kriminale, e cila gjer më sot e ka mashtuar botën demokratike me gënjështra e kukuvajka se në Kosovë nuk ka kryer asfarë krimesh e masakrash,  është në gjendje që të bëjë çmos dhe të  jep edhe miliona euro të tjera, vetëm për t’i marë këto video dhe kaseta ku janë inçizuara masakrat e Serbisë kriminale në Kosovë.

Esat Shala  e meriton ta ketë mbrojtjen  e shtetit të Kosovës edhe më të mirë se kryeministri Albin Kurti, se presidentja Vjosa Osmani dhe se kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Esat Shalën, puna e tij e vyer dhe e çmuar për Kosovën dhe për mbarë shqiptarët e ka bërë që ky djalosh  ta ketë respektin dhe përkujdesjen tonë maksimale.

Qeveria e Kosovës e ka për detyre shtetërore, morale e kombatare,  që Esat Shalës  dhe familjes së tij t’i ofroje mbrojtje fizike, duke i vendosur në një vend të sigurtë dhe nën syrin vigjilent të mbrojtjes.

Qeveria e Kosovës ka për detyre shtetërore, morale  e kombëtare, që pa hezitim   Esat Shalës t’ia plotësojë kërkesat e tij çfarëdo qofshin ato, duke e ndihmuar financiarisht dhe duke e dekoruar me dekoratën më të lartë të Kosovës.

Vetë deklarata e Esat Shalës se, “E kam të rrezikuar jetën, serbët  më ofruan 2 milionë euro  për videot e luftës”, flet qartë se institucionet e Kosovës kanë për detyre shtetërore, morale, kombëtare e njerëzore, që t’i gjenden pranë këtij kosovari të pakursyer dhe të vyer për Kosovën.

Institucionet e Kosovës kanë për detyre shtetërore, morale  e kombëtare, që Esat Shalës t’i sigurojnë edhe mbrojtje shëndetësore efektive për ruajtjen e shëndetit të tij psikik dhe fizik.

Në WEB faqen e “Bota Sot”  të datës 13 nëntor 2021, në rubrikën lajme, patëm rastin ta lexojmë  tekstin me titull, “ Djali që i   pa të gjitha masakrat  në Kosovë/ Qan me zë , Zoti ka me i vra politikanët  tanë”.

 Esat Shala, nga fshati  Krajkovë i Komunës së Drenasit,  ka mbi 4 mijë  orë filmime të masakrave  të tmerrshme në Kosovë.

Ai alarmon duke thënë se, “ E ka të rrezikuar jetën, se serbët më  kanë ofruar 2 milionë euro  për videot e luftës”.

I nderuari kryeministër Albin Kurti, e nderuara presidente Vjosa Osmani, i nderuari kryeparlamentar Glauk Konjufca,  kjo deklaratë e Esat Shalës duhet të jetë këmbanë e fuqishme për t’u vetëdijësuar Ju si udhëheqës aktualë të Kosovës, për t’u vetëdijësuar të gjithë shqiptarët atdhetarë, e ndershëm, fisnikë e bujarë në Kosovë dhe në mbarë botën, për tu vënë në mbrojtje dhe në krah të Esat Shalës.

Esat Shala, duam apo s’duam ta pranojmë, është shqiptari që e ka dhënë kontributin më të madh për Kosovën dhe për mbarë shqiptarët.

Esat Shala, me filmimet e masakrave  që i krreu Serbia kriminale gjatë agresionit gjenocidal e kriminal në Kosovë në vitet 1998/99, është shqiptari më margaritar në tërë botën, ndaj dhe  duhet që urgjëntisht të angazhohemi me veprime konkrete në mbështetjen dhe mbrojtjen e tij nga çdo e keqe eventuale.

Atdhedashuria gjeniale dhe dëshira e pastër dhe e flaktë për ta dhënë kontributin më të madh për Kosovën, në ato çaste kur Kosova ishte në tym e flakë, ishin inspirimi dhe motivi që Esat Shala, në atë moshë të re t’ia nis një punë me pëgjegjesi lakmuese kaqë të vështirë dhe dobiprurëse për Kosovën dhe për mbarë shqiptarët.

Atdhedashuria e pastër, dinjitozë dhe e flaktë, e motivuan dhe i dhanë forcë Esat Shalës për t’i bërë tërë aato inçizime filmike të masakrave qe Serbia kriminale i kreu ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Kosovë.

Zoti i madhërishëm i ndihmoi Esat Shalës  që ta kryejë me sukses tërë atë punë të vështirë, por shumë të dobishme për Kosovën, për sot dhe për të ardhmen e saj.

Esat Shala,  e kreu obligimin e tij atdhetar kombëtar shqiptar për Kosovën dhe për mbarë shqiptarët, dhe tani u mbetet institucioneve të Kosovës, na mbetet ne tëgjithëve që t’i qբndrojmë pranë Esat Shalës, që me veprime konkrete ta ruajmë, ta mbështesim dhe ta ndihmojmë Esat Shalën, duke u vënë edhe në mbrojtje dhe ruajtje të tërë këtyre injçizimeve të kryera me me aqë përkushtim mund  e djersë.

Çdo vonesë për ta mbrojtur, ndihmuar e mbështetut Esat Shalën, çdo tentim për t’ia vjedhur meritat Esat Shalws, këtij kosovari kaqë të përkushtuar për Kosovën, do të jetë tradhti e pastër kundër Kosovës.

WWW.EXPRESS.MK

Share: