Osmani nga takimi me eurokomisarin Varheji: Dhjetori, mundësi për zgjidhje me Bullgarinë

Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut, marrëdhëniet e mira fqinjësore, nismat rajonale dhe pritshmëritë për periudhën që vijon në prag të këshillave të dhjetorit, kanë qenë temë e bisedimeve mes ministrit Osmani dhe eurokomisarit për zgjerim, Oliver Varheji, në Bruksel. Pas mbarimit të zgjedhjeve në RMV dhe Bullgari, shihet klimë më e përshtatshme për të gjetur një zgjidhje për dallimet mes palëve, ka thënë Osmani, i cili shpreson që dhjetori të jetë në favor të shtetit tonë. Vendimi për RMV-në, sipas tij, do të ketë efekt në tërë rajonit.“Përfundimi i procesit zgjedhor në RMV dhe në Bullgari krijoi parakushtet për një qëndrueshmëri politike, stabilitet politik që le hapësirë për refokusim të punës sonë, energjisë sonë drejt gjetjes së një zgjidhjeje për dallimet që kemi. Konstatimi i përgjithshëm është se dhjetori është një mundësi për t’i tejkaluar dallimet dhe për të filluar bisedimet që priten aq gjatë për RMV-në. Natyrisht se nuk do të jetë lehtë, mirëpo kjo e bën edhe më të nevojshme kontributin e secilit. Secili që do jetë pjesë e kësaj zgjidhje tani, do të mbahet mend në hapjen e kapitullit të ri për RMV-në.”,- tha ministri i jashtëm, Bujar Osmani.Ndërkohë, eurokomisari për zgjerim, Oliver Varhej, ka informuar ministrin Osmani për përpjekjet e KE-së për ta ripërtëri momentumin evropian në rajon, zbatimin e Planit të Investimeve Ekonomike, avancimin e bashkëpunimit rajonal si dhe lidhjen e tyre me BE-në. Në kuadër të qëndrimit të tij dyditor në Bruksel, ministri Osmani është takuar edhe me diplomatë të tjerë të institucioneve të BE-së.

Share: