Verbëria ndaj budallallëkut të Vetes

Efekti Dunning-Kruger rezulton në atë që njihet si “mallkim i dyfishtë”: Disa individë, nuk janë aq të vetëdijshëm sa të gjykojnë veten me saktësi për paaftësinë e tyre.

Ky Efekt është një gabim metakogniktiv të cilin njerëzit besojnë se ata janë më të zgjuar dhe më të aftë se sa janë realisht. Në thelb, njerëzit me aftësi të ulëta nuk posedojnë aftësitë e nevojshme për të njohur paaftësinë e tyre. Kombinimi i vetëdijës së dobët dhe aftësisë së ulët njohëse i çon ata të mbivlerësojnë aftësitë e tyre.

Shembulli klasik i efektit Dunning-Kruger është shahisti amator që mbivlerëson performancën e tij në turneun e ardhshëm të shahut në krahasim me homologët e tij kompetentë.

Kush preket nga efekti Dunning-Kruger?

Fatkeqësisht, të gjithë. Kjo sepse pa marrë parasysh sa jemi të informuar ose me përvojë, të gjithë kanë fusha në të cilat jemi të painformuar dhe të paaftë. Një futbollist psh ka vështirësi të formulojë bukur një frazë, ashtu sikurse një poet shfaq vështirësi në triblimin e një topi futbolli.

Ju mund të jeni i zgjuar dhe i aftë në shumë fusha, por askush nuk është ekspert në gjithçka, siç ndodh në rastet e disa të ftuarve në televizione të cilët çuditërsisht janë ekspert për çdo temë që trajtohet – që nga politika, ekonomia, analiza mbi artin, mbi filozofinë apo dhe deri në aftësitë e tyre apokaliptike.

Realiteti është se të gjithë janë të ndjeshëm ndaj këtij fenomeni, dhe në fakt, shumica prej nesh ndoshta e përjetojnë atë me një rregullsi të habitshme. Njerëzit që janë ekspertë të mirëfilltë në një fushë mund të besojnë gabimisht se inteligjenca dhe njohuritë e tyre kalojnë në fusha të tjera në të cilat ata janë më pak të njohur.

Efekti Dunning-Kruger nuk është sinonim i koeficientit të inteligjencës së ulët. Sa e lehtë është të gjykosh të tjerët dhe të besosh se gjëra të tilla thjesht nuk vlejnë për ty?

Image

Të mësosh të pranosh ktitikat, të vësh në diskutim disa bindje të vjetra e të evitosh tendencat e të marrit të miqënë mund të arrish të sfidosh prezencën e efektit paragjykues kogniktiv.

Nëse të paaftët priren të mendojnë se janë ekspertë ( Dunning – Krueger) të aftët priren të nënvlerësojnë aftësitë e tyre ( Imposter syndrome).

Në thelb, këta individë të aftë, nuk janë të bindur se sa e lartë është performanca e tyre në krahasim me të tjerët. Problemi, në këtë rast, nuk është se nuk e dinë sa janë të mirëinformuar, por se ata priren të besojnë se gjithë të tjerët janë të ditur gjithashtu.

Ndërsa të gjithë jemi të prirur të përjetojmë efektin Dunning-Kruger, të mësuarit më shumë rreth mënyrës se si funksionon mendja dhe gabimet për të cilët jemi të gjithë të ndjeshëm mund të jetë një hap drejt korrigjimit të modeleve të tilla të gabuara kogniktive.

Pergatiti Rudina Koromani, Psikologe Klinike

#efektidunningkruger #metakognicion

#DunningKruger, #DunningKrugerEffect

WWW.EXPRESS.MK

Share: