Alarmante: Mbi 200 persona u zhduken në Kosovë

Pothuajse çdo ditë Policia e Kosovës raporton për persona të zhdukur, nëpër tërë territorin e vendit.

Disa prej tyre fatmirësisht gjenden të gjallë e në gjendje të mirë shëndetësore, por ka edhe nga ta që gjenden pa shenja jete.

Në Policinë e Kosovës gjatë katër viteve të fundit janë raportuar 904 persona të zhdukur.

Nga fillimi i këtij viti deri më 21 shtator, 207 persona janë raportuar si të zhdukur.

Ky është një numër i lartë, krahasuar me vitin paraprak, ku në 2020-ën u raportuan 197 raste.

Numër të lartë të personave të zhdukur pati edhe gjatë vitit 2019. Sipas të dhënave të PK-së, 254 raste janë për persona të zhdukur.

Edhe viti 2018 u shoqërua me këtë ritëm të zhdukjeve. Në atë vit në Policinë e Kosovës janë raportuar 246 raste.

WWW.EXPRESS.MK

Share: