Berisha apo Basha? Çani del me bindje të plotë: Ju tregoj se kush do e fitojë betejën

Gazetari Arian Çani ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.

Sipas Çanit nëse situata do jetë vetëm verbale Basha do ta fitojë betejën pasi pika e fortë e tij janë amerikanët.

Pjesë nga intervista në MCN Tv:

Basha vazhdon t’i tregojë dhëmbët Sali Berishës le të themi, por edhe deputetëve që e ndjekin. Kjo që thotë zoti Basha mund të konsiderohet si një platformë bashkimi, ai kështu e ka quajtur kuvendin e 18 dhjetorit?

Çani: Mua më duket e vështirë. Në gjithë këtë shfaqje gjithçka fshihet pas fjalëve që janë retorikë. Nuk e di pse thuhen, për të mbajtur me fjalë disa naivë. Tani nuk mund të flitet për bashkim, por si do të përfundojë kjo betejë. Mendoj se Basha po luan në terrenin e vet, di ta përdorë procedurën. Nëse situata do jetë vetëm verbale Basha do ta fitojë betejën. Jemi në një situatë ku palët nuk po luajnë me rregulla, por ku është më i forti. Mendoj se mbledhja e sotme shërben për të matur temperaturën, nëse kryetarët dalin dhe thonë që janë në favor të Berishës, do të thotë se PD do të çahet.

Share: