“Buxheti 2022”, ja sa milion euro planifikohen për makina dhe mobilje

Institucionet shtetërore vitin e ardhshëm do të kenë në dispozicion 5,4 milionë euro për blerjen e makinave dhe 1,8 milionë euro për mobilje. Sipas propozim buxhetit, ndryshe nga buxheti i këtij viti, norma për blerjen e automjeteve është rritur për 3,3 milionë euro. Për vitin e ardhshëm nuk ka ulje të normave për shërbime me kontratë, ku është planifikuar të shpenzohen 116 milionë euro dhe 327 milionë euro për mallra dhe shërbime. Vitin e ardhshëm 3,5 milionë euro do të ndahen nga buxheti i Ministrisë së drejtësisë për partitë politike.

Propozim/Buxheti për vitin 2022
Blerja e automjeteve 5,4 milionë euro
Mobile 1,8 milionë euro
Shërbimet me kontratë 116 milionë euro
Mallra dhe shërbime 327 milionë euro
Partitë politike 3,5 milionë euro

Në emisionin “Magazina Ekonomike”, Gordana Koçoska nga VMRO-DPMNE reagoi ndaj ndarjes së parave për OJQ-të dhe subvencioneve për ndërmarrjet publike prej 28 % nga gjithsej 615 milionë eurot e ndara për investime kapitale.

“Shqetësues është fakti se në vitin 2022 kemi 28 % të shpenzimeve për investime kapitale, të planifikuara për subvencione kapitale për ndërmarrjet dhe organizatat joqeveritare ose 173 milionë euro apo në nivelin më të lartë historik. Tani shtrohet pyetja se ku do të shkojnë këto 173 milionë euro”, deklaroi Gordana Dimitrieska Koçoska- VMRO-DPMNE.

Ministri i financave Fatmir Besimi u përgjigj se këto mjete do të shpërndahen për qëllime të caktuara, një pjesë e kompanive do të marrin subvencione për mbulimin e humbjeve dhe një pjesë për realizimin e projekteve bazë.

Vitin e ardhshëm, sipas planit për investime kapitale, krahas Ministrisë së mjedisit, rritjen më të madhe të investimeve kapitale e ka edhe Ministria e Jashtme prej rreth 300 %. Nga ky dikaster thonë se vitin e ardhshëm do të nisë një aksion për rindërtimin dhe përshtatjen e përfaqësive diplomatike dhe konsullore në Cyrih, Athinë, Budapest, Brazil, Kanbera dhe Ankara.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *