E dashura i jep ultimatum të rëndë: O unë, o ajo

Sasha Attwood i ka dhënë ultimatum yllit të Manchester City dhe Anglisë, Jack Grealisht, të zgjedh mes saj dhe aktores Emily Atack.

Jack Grealish i ka pushtuar ballinat e gazetareve britanike në muajt e fundit për shumë arsyeje të drejta, pasi u në lojtari më i shtrenjtë anglez në histori, pasi iu bashkua Manchester Cityt në verë për 100 milionë euro.

Por tani kanë nisur telashet për të, pasi e dashura e vet e kamotshme Sasha Attwood i ka dhënë ultimatum.

Thuhet si ish-ylli i Aston Villës ka kohë që është futur në një aferë me aktoren britanike Emily Atack.

Grealish është në lidhje me Sashan që një kohë të gjatë, por tani rrezikon ndarjen, pasi ajo e ka kuptuar aferën e tij me Emily.

Sipas mediave britanike, 26-vjeçari e kishte një lidhje të fshehtë gjashtëjavore me Emily dhe se Sasha e mori vesh pas fitores së Anglisë kundër Shqipërisë të hënën.

Sasha është modele 25-vjeçare nga West Midlands dhe e ka njohur Grealishin qëkur ishin fëmijë.

WWW.EXPRESS.MK

Share: