Ish-kancelarit austriak Sebastian Kurz i merret imuniteti

Kreut të klubit parlamentar të Partisë Popullore të Austrisë (OVP), ish-kryeministrit Sebastian Kurz, i është hequr imuniteti parlamentar nga një komision i parlamentit austriak.

Kështu, është vetëm çështje formaliteti miratimi i vendimit për heqjen e imunitetit parlamentar të ish-kancelarit në seancën parlamentare të së enjtes.

Prokuroria për Krim Ekonomik dhe Korrupsion, e cila po zhvillon hetime ndaj Kurzit për përvetësim dhe ryshfet, kërkoi heqjen e imunitetit.

Nga e premtja, prokuroria do të mund të vijojë hetimet. Pas vendimit të komisionit parlamentar, Kurz u shpreh i kënaqur, duke thënë se tani mund të punohet për të vërtetuar se këto janë akuza të gabuara.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.