Jennifer Lopez protagoniste në komedinë “Marry Me”

Aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez në mediat sociale ndau një video të komedisë së saj të ardhshme romantike “Marry Me” me Owen Wilson dhe Maluma protagonist.

Në film, Lopez luan Kat Valdez, një këngëtare e famshme e muzikës pop, e cila ndërpret fejesën me një tjetër superyll,një këngëtar i luajtur nga Maluma, kur ajo zbulon se ai e tradhtoi atë.

Ajo shërohet shpejt dhe vendos të martohet me Charlie Gilbert (Wilson), një fans, në një nga koncertet e saj.

“Marry Me” është përshtatur nga novela e Bobby Crosby me të njëjtin emër.

Skena e parë tregon Wilson si Charlie duke qëndruar në audiencë në një nga koncertet e Kat. Ai mban një tabelë ku shkruhet: “Martohu me mua”. Kat, e cila mban një vello vezulluese, sheh Charlie në turmë, tregon me gisht, e nxjerr në skenë dhe me sa duket e pranon ofertën. Të dy e zyrtarizojnë me një puthje para mijëra fansave.

Ky është filmi i parë i aktores që nga hiti “Hustlers” i vitit 2019. Aktualisht Lopez po xhiron trilerin aksion “The Mother” me Gael Garcia Bernal.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.