KSI rekomandon vaksinim të detyrueshëm për punonjësit e shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp tha se në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive është vendosur që t’i rekomandohet Qeverisë që të bëhet i detyrueshëm vaksinimi kundër Covid-19, për të gjithë të punësuarit në shëndetësi.

“Rekomandojmë që vaksinimi të jetë i detyrueshëm për të gjithë profesionistët shëndetësorë”, tha Filipçe.

Ndryshe, Filipçe njoftoi se KSI vlerëson se edhe të punësuarit në administratë, për të shkuar në punë duhet të kenë së paku një dozë të vaksinës, test PCR-negativ, jo më të vjetër se 72 orë, ose vërtetim që kanë kaluar Covid-19, por jo më të vjetër se 45 ditë.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.