Masat e reja antiKovid, LSM kundër: Vaksinimi, zgjedhje personale e punëtorëve

Qeverisë do t’i propozohet edhe vendosja e masës për vaksinim të detyrueshëm të të gjithë punonjësve shëndetësorë. Filipçe ju bëri thirrje edhe kompanive private që të bashkëngjiten në këto masa. Por, Lidhja e Sindikatave kundërshton propozimin.“Procesi i imunizimit nuk duhet të bëhet në dëm të të drejtave elementare të qytetarëve të garantuara me kushtetutë, konventa dhe ligje ndërkombëtare dhe kundër vullnetit të individit.”,- thuhet në reagimin e LSM-së.Sindikata thotë se ka marrë shumë ankesa nga punëtorët e pavaksinuar. LSM i është drejtuar Inspektoratit Shtetëror të Punës, ku kanë marrë përgjigje se një sjellje e tillë e punëdhënësve është e paligjshme.

Share: