Vllatko Gjorçev vendos të punojë në sektorin privat pas 25 vitesh në politikë

Deputeti shumëvjeçar i VMRO-DPMNE-së Vllatko Gjorçev ka vendosur të punojë në sektorin privat, duke hapur kompaninë e tij. Përmes një postimi në Instagram, ai tha se kompania e tij do të jetë në fushat e marketingut, konsulencës, tregtisë dhe shërbimeve.

“Përshëndetje te gjithëve. Vendosa të punoj në sektorin real. Privatisht, në kompaninë time, në fushën e marketingut, konsulencës, tregtisë dhe shërbimeve. Në Maqedoni gjithmonë ka lëvdata dhe kritika. Nëse do të kisha një punë shtetërore – do të kishte kritika. Nëse shkon në privat – përsëri kritika dhe disa urime. Nëse keni sukses – përsëri kritika. Nëse dështon, atëherë kritika dhe sehir. Jeta vazhdon”, shkroi Gjorçev në rrjetin social.

Gjorçev është anëtar i VMRO-DPMNE-së që nga viti 1996, ndërsa u zgjodh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Unionit të forcave të reja të VMRO-DPMNE-së dhe anëtar i Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së. Është emëruar anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së në vitin 2004. Për herë të parë si deputet në Kuvend është zgjedhur në zgjedhjet e vitit 2006 dhe mandati i fundit i tij ishte 2016-2020.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *