A mund të gjendet kompromisi për zhvillimin e 1 Kuvendi të PD? Përgjigjet Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha i pyetur nëse kishte ndonjë mundësi për gjetjen e një rruge kompromisi për mos zhvillimin e dy Kuvendeve Kombëtare, tha se ka vetëm 1 Kuvend, i cili do të mbahet më 18 dhjetor.

“Ne nuk e dimë dhe nuk do e marrim vesh se çfarë ka kasaforta.

Por ne dimë që Suel Çela, Aqif Rakipi apo Tom Doshi, njerëz të inkriminuar, janë angazhuar me foltoret.

Kjo është një arsye më shumë se 18 dhjetori që ti japë një përgjigje çdo tentative për të përçarë demokratët”, tha Basha.

Share: