Bekteshi: Ahmeti është i autorizuar të udhëheqë bisedimet për rikonstruim të ministrive

Kreshnik Bekteshi nga BDI në emisionin “24 Analiza” në TV 24 lidhur me rikonstruimin e ministrive tha se është diskutuar në parti, por është vendim i Ahmetit dhe është bërë analiza e rezultateve të zgjedhjeve.“Duke e konsideruar rezultatin e BDI-së si parti e vetme politike me besimin e qytetarëve, tani jemi të motivuar që të vazhdojmë në rrugën e përmbushjes së të gjitha reformave në fushën e integrimit dhe në pjesën e realizimit të investimeve të mëdha kapitale, siç është gazifikimi, Korridori 8. Ahmeti është i autorizuar të zhvillojë negociata me kryeministrin dhe kryetarët e partive tjera”, ka thënë Bekteshi.

Share: