Do të mbahet gara ‘Vrapimi’ me rastin e 30-të vjetorit të pavarësimit të atletikës 

Federata e Atletikës e Kosovës, njofton se janë duke i bërë të gjitha përgatitjet për 30 vjetorin e pavarësimit të atletikës nga ai ish jugosllav. 

Federata synon që të organizojë në mënyrën më të mirë këtë ativitet. 

“Federata Atletike e Kosovës në bashkëpunim me Klubin Atletik Llapi organizojnë  ‘Vrapimin me rastin e 30-të vjetorit të pavarësimit të sportit të Atletikës të Kosovës’.

Manifestimin për ta kremtuar 30 të vjetorin e themelimit e shoqatës së pavarur të Atletikës do të mbahet më 28 nëntor në qendër të qytetit të Podujevës para kuvendit komunal të Podujevës”, njofton Federata e Atletikës e Kosovës.

WWW.EXPRESS.MK

Share: