Fatmir Hysenbelliu: Besnik, me karakter të fortë, nuk thyhem lehtë…

Futbolli, moda, biznesi dhe jeta luksoze e karakterizojnë pikërisht Fatmir Hysenbelliun. Një nga personalitetet më të reja dhe më të njohura jo vetëm në Shqipëri. Vjen në një intervistë për gazetën KOHA për të njohur sa më shumë atë. 

Çfarë është lumturia absolute për ju? 

Lumturia apsolute është familja, shëndeti i familjes është për të gjithë besoj, gjërat materiale nuk kanë asnjë vlerë përpara shëndetit të familjes, të tjerat janë zero. 

Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes? 

Më bën të zgjohem zilja (qesh), më bën motivimi për të ecur përpara për të arrritur gjëra në punë dhe të rritem në anën profesionale. 

Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?

Jam person që qesh shumë sepse hera e fundit që kam qeshur me shpirt është sot dhe do qesh akoma.

Tipari kryesor i karakterit tuaj?

Besnik, karakter të fortë, të jesh i fortë, nuk thyhem shpejtë dhe i besës.

Ndaj cilave gabime jeni më tolerant?

Gabimet që bëjmë pa vetëdije, nuk toleroj mashtrimet sepse një ditë nuk e kanë gjatë sepse njerëzit që do na pranojnë do na pranojnë si jemi.

Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë?

Jam unik si njeri sepse secili mendon që është i veçantë në jetë, përafrohem ndoshta me babain tim?

Udhëtimi juaj i preferuar? 

Unë udhëtoj shpesh por më pëlqen shumë të udhëtoj gjatë verës vende si Dubai, Majami ose jugu i Francës, Spanja, Greqia…

Shkrimtarët tuaj më të dashur?

Një pyetje pak e vështirë sepse për momentin nuk është që kam ndonjë të preferuar sepse po lexon libra të ri.

Cilin virtyt vlerësoni më shumë te një femër?

Është besnikëria dhe karakteri, këto janë gjëra themelore pastaj bukuria motivi ose fusha profesionale janë gjëra të tjera. 

Kënga që fërshëlleni kur bëni dush? 

Nuk jam tip që këndoj sepse vendos muzikën dhe dëgjoj atë që më pëlqen.

Ngjyra juaj e preferuar? 

Bardhë e zi por më shumë e zeza.

Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh? 

Suksesi më i madh duhet akoma të vijë sepse unë pres shumë nga vetja dhe kam ambicie të mëdha të arrijë në jetë në fushën profesionale dhe familjare. Kam arritur që jam në vend dhe vënde të ndryshme që përçoj energji pozitive në biznesin që drejtojmë.

Pija juaj e preferuar?

Jo sepse janë pijet e kompanisë time por sepse janë të mira bira Korça. Kuqelashe birra e re që kemi prodhim i birës Tirana, e kuqe që pin disa dhe nuk e ndjen idhësinë shumë trendy dhe shumë e shishme.

Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?

Nuk pendohem por ka gjëra që mësohemi nga gabimet, thjeshtë mendoj se e vetmja gjë është mund të them që jam penduar është largimi nga futbolli, nuk është se kam qenë shumë futbollist i mirë por megjithatë…

Çfarë urreni më shumë në këtë botë?

Padrejtësia.

Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?

Nuk më pëlqejnë, gënjeshtrat e mia nuk dëmtojnë njeri, dua të jem preciz në gjithçka.

Keni dhënë ndonjëherë rryshfet?

Nuk kam dhënë dhe nuk e jap, e shoh botën shumë të pastër deri në fund.

Cila është motoja juaj?

Motoja ime është të besosh në vetvete sepse ti e ke në dorë të arrish aty ku dëshiron.

Si do të dëshironit të vdisnit?

Nuk e kam menduar ndonjëherë, ndoshta në një moshë shumë më të madhe që të shijoj sa më shumë jetën.

Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t’i thoshit?

Nëse do takoja Zotin është lutja që bëj çdo ditë për mua, familjen dhe shumë paqe në botë…

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.