Karamuça: Për të pastruar paratë këtu nuk ka nevojë për t’i kaluar në bankë, ndërtojnë kulla

Ervin Karamuça ekspert i kriminalistikës u shpreh se Cosa Nostra i ka dërguar si test për sigurinë në vend tonë 18 milionë eurot.

Ai shtoi se metoda e pastrimit të parave zakonisht është përmes investimit të kulla, pa pasur nevojë për t’i kaluar në banka.

Karamuça: Pasuria e Cosa Nostras janë konfiskuar nga Italia, ndërkohë një pjesë që ka ngelur cash po mundohet që të dalë jashtë vendit, duke i çuar deri në Azi. Mendoj se ky është një test për të parë elementët e sigurisë. Këtu paratë pastrohen përmes ndërtimit, s’ka nevojë t’i fusësh në bankë.

Shqipëria po përdoret si vend tranzit i pastrimit të parave. Po të duan këta i sjellin paratë me skaf nga bari dhe të ngrihen kullat direkt. Ata donin të bënin një operacion financiar në mbulim, por nuk ia arritën dot në rastin e fundit të Cosa Nostrës nuk u arrit për shkak të vigjilencës së shtuar nga autoritetet ndërkombëtare që na vunë ne para përgjegjësisë.

Share: