Kastriot Rexhepi: Ëndrra evropiane bëhet realitet

Deputeti Kastriot Rexhepi përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook ka theksuar se të qarta janë porositë dhe konkluzionet e metropoleve evropiane se dalëngadalë ëndrra evropiane e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut po bëhet realitet.

Mes tjerash deputeti Rexhepi ka apeluar për konstruktivitet dhe angazhim të përgjithshëm për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

“Familja evropiane është ëndrra që të gjithë e dëshirojmë. Por, ajo ëndërr mund të bëhet realitet.
Ky është konkluzioni pas porosive pozitive nga metropolat evropiane për përparimin, kjo është porosia që sot e solli ministri për çështje evropiane dhe ndërkombëtare z. Michael Linhart. Të përpiqemi të gjithë së bashku ta realizojmë ëndrrën, për një të tashme më të mirë dhe për një ardhmëri më të mirë.” – ka shkruar Rexhepi në faqen e tij në Facebook.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.