Kikia zbulon politikanin e njohur që është bashkuar fshehtë me Berishën

Gazetari Mentor Kikia komentoi përplasjen Meta-Basha.

Kikia thotë se koalicioni LSI-PD u prish pas 25 prillit, ndërkohë tashmë Meta ka një aleancë në distancë me Berishën.

“Ky është vijim i shkëputjes së marrëdhënie së LSI-PD pas 25 prillit. Nuk e ndaj Metën nga LSI. Është shkëputur çdo lloj kontakti. Kjo lloj ftohje kulmoi me renditjen që Basha i bëri Presidentit Meta në të njëjtën liste me përgjegjësit për korrupsionin, trekëndeshin e Bermudës. Kjo ishte pjesa publike, dhe pas kësaj filluan replikat. LSI e akuzoi Bashën për flirte me Ramën në dëm të kauzës së opozitës.

LSI dhe Berisha është renditur tashmë në një aksion opozitar kundër Bashës. Pjesë ishte dhe replika e sotme me zyrën e Presidentit. Do vazhdohet me këtë linjë pasi Meta dhe Berisha janë një çift politikanësh dinë të bashkëpunojnë dhe me gjasë do të jenë në llogore të përbashkët në organizimin e një pjese të opozitës”, u shpreh Kikia për Fax News.

Share: