Manastirliu: Me buxhetin 2022 fuqizojmë sistemin shëndetësor

Gjatë dëgjesës publike me mjekë dhe infermierë për buxhetin e shëndetësisë 2022, Ogerta Manastirliu bëri me dije se falë punësimeve të reja, nga 1.1 mjek për 1000 banorë në 2013 sot është arritur në dyfishimin e kësaj shifre.

“Është fakt shifra e 1.1 mjek për 1000 banorë që gjetëm ne 2013. Sot fakti është që kemi rritur në 1.9 numrin e mjekëve për 1000 banorë. Nuk është më e mira, por është pothuaj dyfish. Janë 1200 mjekë të përgjithshëm dhe specialistë të punësuar në 4 vitet e fundit dhe 3800 infermierë janë punësuar nëpërmjet portalit “Infermierë për Shqipërinë.”

Ministrja nënvizoi se do të vijojë mbështetja e mjekëve dhe infermierëve me rritje tjetër të pagave me 6%.

Për mjekët dhe infermierët buxheti 2022 garanton: Rritje pagash për mbi 18 mijë personel shendetësor në sistem. Bonus 2,5 milion për personelin që punon larg vendbanimit. Incentiva financiare për shërbime të dedikuara në strukturat spitalore rajonale dhe bashkiake.”

Gjatë fjalës së saj para mjekëve dhe infermierëve, Manastirliu tha se me buxhetin e shëndetësisë për vitin 2022 do të fuqizohet i gjithë sistemi shëndetësor falë të gjitha investimeve që janë duke u kryer dhe atyre që do të kryhen në vazhdim.

Share: