Ndahet nga jeta shkrimtari i shquar, Fadil Kraja

Ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare shkrimtari e dramaturgu i shquar shqiptar, Fadil Kraja.

Njoftimin për vdekjen e “Mjeshtrit të Madh” e ka dhënë faqja zyrtare e teatrit “Migjeni’. Homazhet do të zhvillohen nesër, me datë 19, nga ora 09:00-12:00, në hollin e teatrit “Migjeni”.

Fadil Kraja është një nga penat më të ndritura të dramaturgjisë shqiptare.Fadil Kraja u lind në Shkodër, Shqipëri, më 1931. Shkollen e mesme e kreu ne gjimnazin e Shkodres ku spikati me talentin per letersine. Studimet e larta i përfundoi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhe-Letersi. Pas diplomimit punoi ne profesionin e mesuesit te cilin e trashegonte edhe nga familja e tij.

Në vitin 1950, filloi punën për herë të parë si mësues në fshatin Mjedë. Në atë kohë nuk kishte shkollë në këtë fshat keshtu qe mesimi zhvillohej në shtëpinë e njerit prej banoreve, Hasan Metit. Kjo shkolle kishte 50 nxënës të ardhur nga 8 fshatra: Shelqet, Spathar, Laç, Qyrsaq, Hajmel, Ganjoll, Kaç, Naraç, dhe 4 mësues; Isak Ramadani, Fadil Kraja, Rifat Barbullushi, Gita Shani.

Ai kontribuoi për vite me radhë si një mësues i nderuar në fshat e qytet duke nxjerrë nga duart e tij nxënës e studentë që u shquan me pas në fusha të ndryshme psh. ne letërsi dhe art.

Kraja luajti rol të madh edhe në gjallërimin e Gjimnazit të Shkodrës si mesues i letersise. Me vone ai punoi si pedagog i letërsisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” – Shkodër.

Për disa kohë drejtoi Klubin e Rinisë dhe më vonë qe anëtar i përhershëm i Këshillit Artistik në Teatrin “Migjeni”.

Nga viti 1972 gjer më 1992 ka qenë shkrimtar në profesion të lirë, duke vazhduar si pedagog i jashtëm në fakultet dhe njëkohësisht Kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Degën e Shkodrës.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *