Në çdo takim diplomatik Ministri Osmani përmend edhe Shqipërinë

Kryediplomati i Republikës së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, në agjendën e tij diplomatike dhe në paraqitjet publike nuk harron së përmenduri edhe Republikën e Shqipërisë.“Është e padiskutueshme që qytetarët në mbarë rajonin, veçanërisht këtu në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, nuk i kuptojnë vonesat e fundit në procesin e zgjerimit; ne si politikanë kemi gjithnjë e më pak përgjigje për këtë dhe dëmtimi i besueshmërisë së Unionit krijon pasoja të rënda në të gjithë rajonin, kriza politike që tashmë ndihen kudo”, deklaroi Osmani, në takimin e sotëm që pati me kryediplomatin austriak Michael Linhart.Bujar Osmani është Ministri i parë shqiptarë i Jashtëm, në historinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Share: