Nëna e 8-vjeçarit që u mbyt në Fier: Dua ta djeg të gjallë, do të marr hakun e djalit

Nëna e 8-vjeçarit të vrarë dy ditë më parë nga 38-vjeçari Klodjan Çalamani, ka theksuar se ajo nuk do të ikë nga gjykata dhe do të presë që t’i japë dënimin e merituar autorit.

Ajo është shprehur se ai i groposi foshnjën e saj, ndaj duhet të digjet, që ajo t’i thotë djalit se i mori hakun.

“Më mori një foshnjë, më mori një 8-vjeçar ma ndau nga shokët, ma ndau nga shkolla. I tha Mateo më merr një bukë, do iki te shtëpia xhaxhi, hajde futu brenda, jo do iki te vëllai se e kam të sëmurë, po i ra me lopatë pas koke e vrau dhe ma groposi i vuri dheun nga lart dhe bëri sikur nuk ndodhi gjë”, ka thënë ajo.

“Vajte në polici bërë kërkim, ku është Mato kërkoja se do ta gjeni, më duket se tha copa-copa të vdekur. Dua ta djeg dhe t’i them çunit e mora hakun si mama. Do të presim përditë këtu do rri unë si nënë”, shtoi nëna e Mateos. 

Share: