Pse duhet luftuar ekstremizmin fetar?

Disa besime në të kaluarën kanë ekzekutuar disa shkenctarë më me famë botërore, të cilët po të ishin gjallë zbulimet e tyre do t’i shërbenin njerëzimit dhe do të ndryshonin botën për të mirë!

Shumica e njerëzve në botë Zotin e besojnë jo nga dëshira, por nga frika!

Njerëzimin, fakti i ekzistimit të shumë besimeve dhe të një Zoti të vetëm e ka hutuar në rrugën e tij të besimit !

E drejta e besimit është e drejtë univerzale, por kjo e drejtë nuk guxon të shfrytëzohet per të atakuar besimet tjera, duke ngritur vlerat e vetëm të një besimi të caktuar!

Për fatin e keq të njerëzimit, përkundër përpjekjeve të jashtëzakonshme të disa klerikëve me ide humane përparimtare për të kontribuar në bashkëjetësën fetare të besimeve të ndryshme, si një pasuri e qmuar e njerëzimit, ka edhe të atillë klerik fetar të edukuar me ide dhe pikëpamje ekstreme radikale, të cilët konfrontojnë besimet duke e previligjuar vetëm një besim dhe atakuar besimet tjera, duke i shkaktuar njerëzimit pasoja shumë të rënda me akte terroriste dhe veprime tjera kundërnjerëzore…

Sot, ekstremizmi fetar paraqët rrezikun më të madh kundërnjerëzimit dhe vlerave të tij humane dhe multikulturore si në fushën e bashkëjetësës, solidaritetit dhe luftës kundër injorancës dhe territ, të cilat paraqesin tranin kryesor të filozofisë së veprimit të ekstremizmit fetar, prandaj edhe ky fenomen djallëzor sot luftohet në gjithë botën, si e këqja më e madhe e njerëzimit!

WWW.EXPRESS.MK

Share: