Sëmundja misterioze neurologjike që po mbyt kanadezët, familjarët e viktimave të bindur që autoritetet po fshehin diçka

Kur Roger Ellis, mekaniku i pensionuar 64-vjeç nga qyteti kanadez Bathursta, u sëmurë dy vite më parë, familja e tij mendoi se ka pësuar sulm në zemër. Por, mjekët kanë hedhur poshtë këtë mundësi, e disa ditë më vonë pësoi sulm.

Me kalimin e kohës u shqetësua dhe ndihej si çorientuar. Pas tre muajve në spital, humbi peshë dhe u detyra të lëviz me karrocë të invalidëve.

Mjekët nuk e kishin të qartë, pasi që hodhën poshtë mundësinë e epilepsisë, sulmit në tru apo sëmundjes Krojcfelt-Jakob. Në fund, pas një viti shërim, u dërgua në shtëpinë e pleqve.

“Për fat të keq, e kemi pranuar faktin se nuk do të dimë nga çfarë vuan derisa të vdesë”, tha biri i tij Steve Ellis.

Familja beson që Roger është pjesë e grupit të njerëzve që vuajnë nga një sëmundje misterioze neurologjike. Është interesant se shumica e rasteve janë të koncentruar në një zonë pak të banuar në provincën New Brunswick, ku edhe gjendet qyteti Bathurst.

E derisa ekspertët janë të habitur, zyrtarët lokalë janë konfrontuar verbalisht me ta, pasi konsiderojnë që rastet nuk kanë kurrfarë lidhje me ndotjen e ajrit apo faktorë tjerë që do ta lidhnin ambientin ku ata jetojnë.

Deri më tani janë regjistruar vetëm 48 raste, edhe pse zyrtarët janë njoftuar me këtë studim dhe thonë se ekzistojnë mbi 100 raste. Pacientët vuajnë nga dhimbje të pashpjegueshme, ngërçe dhe ndryshime në sjellje, e shumë prej tyre kanë halucinacione, hundët ju rrjedhin dhe u kërcasin dhëmbët e tregojnë shenja të humbjes së forcës në muskuj.

Edhe pse mjekët nuk kanë gjetur përgjigje në pyetjen, ministrja e Shëndetësisë së New Brunswick, Dorothy Shepard, ka njoftuar në fund të tetorit se nuk ka dëshmi se shkaku do të mund të ishte ushqimi, sjellja apo ambienti ku ata jetojnë.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.