“Ti fut xixa, je shumë nxitëse!”/ Plas debati mes Arjolës dhe Einxhelit

Arjola Demiri mbështeti Ilirin pas debatit të fortë që balerini pati me Einxhelin disa ditë më parë në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Për këtë arsye, moderatorja është ndjerë keq dhe ‘e tradhtuar’ nga Arjola.

Ditën e djeshme, dy banoret nisën të flisnin me njëra-tjetrën për të sqaruar gjithçka kishte ndodhur dhe ishte thënë, por më pas nisën të debatonin ashpër. Arjola i tha Einxhelit se që kur ajo ka ardhur në shtëpi, nuk ka lënë rast pa futur ‘xixa’, për të nxitur rivalitete dhe debate.

Ndërsa Einxhel i tha se është shumë e zhgënjyer nga reagimi i Arjolës gjatë natës së spektaklit, kur mbajti anën e Ilirit, dhe se ndihej sikur i kishte “ngulur thikën pas shpine”.

Pjesë nga debati:

Arjola: Për gjërat që më japin mua personalisht, pa tendencë dhe pa interes.

Einxhel: Më bëhet qejfi për ty. Të kam thënë në ndonjë moment që mos rri me Ilirin?

Arjola: Jo, jo, mos e përmend faktin që Iliri doli i preferuari i publikut sepse unë këtë gjë nuk e dija hiç dhe nuk e prisja fare. Dhe s’e kam përqafuar derisa jam kthy.

Einxhel: Që të më thoje tërë ato fjalë mua mbrëmë ashtu, as unë s’e prisja fare.

Arjola: Logjikoji fjalët. Thash ‘jam me Ilirin, sepse Einxhel ka tendencën të fusë xixa’.

Einxhel: Einxhel ka ndryshuar këto ditë?!

Arjola: Jo, deshe ti të t’i thoja këto fjalë aty.

Einxhel: Nuk e prisja kurrë që ti të kishe këtë goditje.

Arjola: S’është goditje, janë xixa. Janë dy gjëra që nuk më pëlqejnë te ti.

Einxhel: Çfarë s’të pëlqen, që unë jam bërë e dashur?

Arjola: Edhe te unë mund të mos të të pëlqejnë tre apo katër gjëra, po kjo s’të bën që të ul thikën pas shpine. Dhe s’e pranoj se nuk ia kam ngul askujt thikën pas shpine në jetën time. Është shumë e ulët. Të thash ‘do ta diskutojmë mbrapa apo tani?’. Ti e deshe direkt dhe ta thashë ‘nuk më pëlqen, sepse kam parë tre xixa’. Nëse jam prirur të gjykoj shumë cekët, ma jep mundësinë që ta kuptoj që nuk është kështu.

Einxhel: Shumë, zemra. Nuk dua të bëj be se…

Arjola: Jo, jo, be nuk ze, sepse unë nuk kam zon be këtu.

Einxhel: Nëse ka pas një bisedë që unë e kam bërë me shumë pastërti pa fut xixa, u zhgënjeva nga ty.

Arjola: Jo thikë pas shpine, mund të thoje ‘u zhgënjeva’. Se thika pas shpine është shumë e rëndë.

Einxhel: Nuk e the për ça xixash e kishe fjalën, po nejse s’ka problem.

Arjola: Po xixa, xixë është.

Einxhel: E mban mend kur më the ‘më vjen keq që kam harxhuar kohë duke fol me njerëz që s’ja vlen’?

Arjola: Po.

Einxhel: Të njëjtën gjë ndjej dhe unë sot. Se kur kam hyrë kam parë që kjo vajza, gruaja këtu ka një motiv shumë të lartë pse ka ardh këtu.

Arjola: Është e cekët sjellja jote, sepse janë disa raste. Jam ok, nuk prekem nga kjo gjë.

Einxhel: Kur ke ardh për tjetër gjë, je marrë tre javë me muhabetin e Granitit dhe të Fififit.

Arjola: Unë kam dal m*ti mes Granitit dhe Fifit. Për ça po ma thu këtë?

Einxhel: Ku t’i kam fut xixat?

Arjola: Se më the ‘Arjola ty të ngeli ajo’ (për raportin e Fifit dhe të Granitit).

Einxhel: Po ty të ngeli, se unë të thashë ‘mos u merr’. Se më the ‘Fifi po bën kot, ma ka thënë Semi’.

Arjola: Kur nuk dua të flas më vëllain e madh, nuk dua të flas as me ato të dyja. Kur pashë atë video, s’më takon të flas fare për marrëdhënien Fif-Sem.

Einxhel: Unë s’të futa xixa kur e thashë atë gjë, thashë realitetin si e pash.

Arjola: Videon nuk e nxora unë, s’e hapa unë.

Einxhel: Ti nga kishe dalë në konkluzionin që Semi po e bën për lojë? S’dua të ngatërrohem fare me këtë muhabet.

Arjola: Po unë nuk e dija që Semi ishte e sëmurë. Dikush në këtë shtëpi e ka thënë, e ka përhap.

Image
Image

WWW.EXPRESS.MK

Share: