UÇK kishte pseudonimin USKANA

Dje me 17 Nëntor 2021, UÇK festonte 27 vjetorin e pagëzimit!Pas ngjarjes së madhe historike të emërtimit të mekanizmit ushtarako-çlirimtarë, me emrin e madh Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nisi jetën e sajë e famshmja e tri shkronjave të arta për popullin, Atdheun dhe Kombin!Më 17 Nëntor 1994, nisi jetën e sajë e tmerrshmja me tri shkronjat e flakës së kuqe dhe barotit per Serbinë pushtuese dhe per pushtuesit tjerë e tradhtarëve të Atdheut!Nisi jetën e sajë me tri shkronja gjaku të të gjitha brezave, aleatja e madhe, heroike dhe historike, e ushtrisë shqiptare, e US ARMY dhe e NATO-s, UÇK-ja titanike!Ashtu sikur të gjitha ngjarjet dhe njerëzit e mëdhenj e personalitet e shquara që kanë pasur emrat e tyre të veçantë dhe njohur, edhe UÇK ka pasur pseudonim!Njëri prej themeluesve të UÇK-së, Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, ilegali legjendarë ABAZI, përpos emrit, UÇK-së ia ka propozuar dhe vënë edhe pseudonimin!Uskana është pseudonimi i UÇK-sëPseudonimi i UÇK-së ka qenë USKANA!USKANA është emri i vjetër i Kërçovës!Në 27 vjetorë, më 18 Nëntor 2021, bëhet publike dhe e njohur për herë për historinë e popullit shqiptar, se UÇK e kishte pseudonimin USKANA!Në mbledhjet, në takimet, në bisedat telefonike e në komunikimet e ndryshme, udhëheqësit e lartë kanë marrë vendim, që CODI i UÇK-së të jetë USKANA!Lavdi e përjetshme UÇK-sē!Lavdi gjakut të derdhur për liri!Nderim përgjithmonë për pseudonimin e UÇK-së, USKANA!Ismet SylejmaniPrishtinë, 18 Nëntor 2021

Share: