Zaev dhe Gashi do të takohen nesër për të biseduar për shumicën e re

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev nesër do të takohet me liderin e Alternativës, Afrim Gashi, ku pritet të bisedohet për mundësinë që deputetët e Alternativës të bëhen pjesë e shumicës parlamentare dhe të hyn në Qeveri. Siç konfirmuan nga LSDM takimi duhet të mbahet në 15:30 në Klubin e Deputetëve.

Shefi i diplomacisë dhe funksionar i lartë i BDI-së, Bujar Osmani sot deklaroi se, shumica e re stabile në Kuvend është e pakontestueshme dhe se ajo do të publikohet javën e ardhshme.

“Shumica e re stabile është absolutisht e pakontestueshme dhe ajo do të ndodhë javët në vijim. Rruga drejt asaj shumice të re është alternativa, ka disa opsione për atë shumicë të re dhe momentalisht po zhvillohen ato bisedime dhe negociata për arritjen e asaj shumice. Do të përsëris, është shumë e rëndësishme që forcat racionale politike, por edhe deputetët vendosën që në këtë moment shtetin të mos e shndërrojnë në pjesë të problemit, por në pjesë të zgjidhjes së perspektivë sonë evropiane. Presim të përfundojmë ato bisedime dhe besoj që javën e ardhshme do të kemi shumicë stabile që do të fillojë të merret me sfidat dhe mundësitë që i ka Qeveria”, u përgjigj Osmani në pyetje e gazetarëve se kur do të zyrtarizohet shumica e re parlamentare, në konferencën e përbashkët në Shkup me ministrin austrim për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare, Mihael Linhart.

Kujtojmë se, vendi u fut në krizë politike pas dorëheqjës së paralajmëruar të kryeminsitrit Zoran Zaev. Pas dështimit të opozitës për të siguruar numrat për të votuar mosbesimit e Qeverisë, me që deputeti i Besës nuk u paraqit në seancën e caktuar për këtë, pozita dhe opozita tani kanë nga 60 deputetë.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.