Aksident në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, dy persona të lënduar rëndë

Elbasan, në orët e vona të mbrëmjes së Premte dy automjete janë përfshirë në një aksident,  dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Aksidenti sipas burimeve zyrtare ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Nuk janë të qarta shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa dy të plagosurit janë transportuar në repartin e kirurgjisë në spitalin e Elbasanit.

Sipas burimeve spitalore gjendja e tyre është e stabilizuar dhe pa rrezik për jetën.

 

Share: